Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit, e cila u mbajt sot në Prishtinë.
Gjatë kësaj ceremonie, kryeparlamentari Konjufca ndau Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore, çmim ky që iu dha aktores Kumrije Hoxha.
Ndryshe, 27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, iniciuar në Kongresin e 9-të Botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s, me propozim të Finlandës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.