Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK apel institucioneve, kërkojnë dialog se po e dërgojnë arsimin e kulturën drejt grevës

Mar 28, 2022

SBASHK-u ka bërë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministrit Xhelal Sveçla, ministres Arbërie Nagavci dhe ministrit Hekuran Murati që ta shfrytëzojmë edhe këtë javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim.

SBASHK duan që të takohen dhe me dialog të gjejnë zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës ligjin e pagave duke ua dërguar edhe propozimet konkrete për vërejtjet që kanë në draftin e publikuar si dhe tabelarin e koeficienteve.

“Ua kemi adresuar shumë herë edhe kërkesën tonë modeste për një shtesë në pagë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave, kërkesë kjo e argumentuar nga ngritja e madhe dhe e vazhdueshme me çmimeve të artikujve elementar. Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi“.

Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime dialog kanë dërguar letra presidentes së Kosovës dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës, thuhet në komunikatën për media e SBASHK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM