Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani ka takuar komunitetin e biznesit në Katar

Mar 29, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Katar, ka takuar edhe udhëheqësit e Odës Ekonomike të Katarit dhe udhëheqësen e Fondacionit të Katarit, si dhe iu drejtua audiencës së Qendrës Arabe për Hulumtime dhe Studime Politike.

Në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Katarit, Khalifa bin Jassim Al Thani dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Katar, Presidentja diskutoi mundësitë e rritjes së investimeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe infrastrukturën.

Osmani gjithashtu u prit nga kryeshefja ekzekutive e Fondacionit të Katarit, Sheikha Hind Bint Hamad Al Thani, ku u diskutua për avancimin e arsimit dhe sistemit shëndetësor si parakusht për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Presidentja Osmani ka bashkëbiseduar edhe me një grup studiuesish në një ligjëratë të organizuar nga Qendra Arabe për Hulumtime dhe Studime Politike, ku diskutoi për historinë e Kosovës, impaktin e luftës, procesin e shtetndërtimit dhe pozitën aktuale të Kosovës në politikën botërore. Në bashkëbisedim me pjesëmarrësit, ajo gjithashtu foli mbi agresionin rus në Ukrainë dhe politikat destabilizuese të presidentit rus dhe satelitëve të tij në rajonin e Ballkanit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM