Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana e Kosovës përmirëson kohën e zhdoganimit të mallrave

Mar 30, 2022

IFC/Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zhvilluar një studim i cili ka matur kohën e zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. 

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu gjatë hajpjes së prezantimit të hulumtimit theksoj “Ky hulumtim flet për rezultate më të mira në kohën e zhdoganimit të mallrave krahasuar me hulumtimin e njëjtë të bërë në vitin 2016. Hulumtimi ka gjetur se nga hulumtimi i fundit në vitin 2016 ka pasur përmirësime të dukshme dhe kjo është shumë inkurajuese por gjithashtu jam shumë mirënjohës për punën e ekipit dhe rekomandimet që kanë bërë që këtë proces ta avancojmë tutje duke siguruar mundësi më të mira në të bërit bizneset e veçanti për eksportin dhe importin.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e avancuar të qarkullimit ndërkufitar të mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje do të vijojë edhe me avancim, edhe me procesin e plotë të zhdoganimit në portet detare fillimisht dhe pastaj me zgjerim ku konsiderohet e nevojshme nga industritë e ndryshme. Gjithashtu gjatë vitit të kaluar kemi pasur një marrëveshje me Maqedoninë të nënshkruar nga ministrat e Financave të dy vendeve për vendosjen e kontrollit të përbashkët në stacionin hekurudhor në Han të Elezit ku do të bëhet vetëm një ndalesë e dërgesave dhe transportit të personave në transportin hekurudhor”. 

Gjithashtu Drejtori I përgjithshëm vazhdoj se ““Gjatë vitit të kaluar kemi pasur aktivitet në tregtinë e jashtme, të rritur me 27% e që një pjesë e madhe i dedikohet eksportit, ngjashëm edhe eksporti sivjet në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin paraprak ka pasur një rritje 45%. Të gjitha këto aktivitete të rritura e detyrojnë Doganën e Kosovës të avancojë lehtësira tregtare që të automatizojë procesin e zhdoganimit”. 

Qëllimi i këtij studimi është që të masë aspektet përkatëse të efektivitetit të procedurave që kryhen nga Dogana dhe agjencione të tjera në përpunimin e importeve dhe eksporteve. Sipas rezultateve të studimit, një kamionit që importon mallra i duhen mesatarisht 3 orë e 19 minuta për të marrë urdhrin zhdoganimit nga arritja në PKK, krahasuar me 5 orë e 3 minuta në vitin 2016. Gjithashtu, koha mesatare nga arritja e kamionit në PKK deri në momentin që del nga PKK është ulur nga 6 minuta në 2016 në 3 minuta në 2021. Ndërsa sa i përket procesit të eskporit, koha mesatare nga momenti i dorëzimit të DUD-it tek dogana në terminal deri në momentin që kamioni del nga PKK është ulur nga 3 orë e 17 minuta në vitin 2016 në 2 orë e 44 minuta në vitin 2021.

Sipas rezultateve të studimit, një kamionit që importon mallëra i duhen mesatarisht 3 orë e 19 minuta për të marrë urdhrin zhdoganimit nga arritja në PKK, krahasuar me 5 orë e 3 minuta në vitin 2016. Gjithashtu, koha mesatare nga arritja e kamionit në PKK deri në momentin që del nga PKK është ulur nga 6 minuta në 2016 në 3 minuta në 2021. Ndërsa sa i përket procesit të eskporit, koha mesatare nga momenti i dorëzimit të DUD-it tek dogana në terminal deri në momentin që kamioni del nga PKK është ulur nga 3 orë e 17 minuta në vitin 2016 në 2 orë e 44 minuta në vitin 2021. Ndryshimi më i rëndësishëm në kohën mesatare ka qenë nga momenti kur dokumentacioni është paraqitur në PKK deri në momentin që është vendosur vula dhe informacioni është hedhur në ASYCUDA, nga 1 orë e 10 minuta në 2016 në 5 minuta në 2021, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM