Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Shpallën fituesit e Sfidës Nacionale së Kodimit për shkollat ​​fillore, cikli 1-5

Mar 30, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në Sfidën e Kodimit online për shkollat ​​fillore, cikli 1-5, në Kosovë, në kuadër të projektit pilot të Programit “Shkollat ​​e Shekullit 21”.

Me këtë rast, ministrja Nagavci ka përgëzuar të gjithë nxënësit pjesëmarrës në sfidën e kodimit dhe shprehu mirënjohje për Këshillin Britanik në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, për mundësinë që iu është ofruar nxënësve në Kosovë përmes programit “Shkollat e Shekullit 21”.

Ministrja Nagavci theksoi se, qasja gjithëpërfshirëse në arsim është një synim prioritar i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe në këtë drejtim theksoi rëndësinë e madhe të zbatimit të këtij Programi ku janë përfshirë të gjitha shkollat publike në Kosovës.

Duke e mbështetur këtë program, theksoi ministrja Nagavci, ne po hapim rrugën për një të ardhme më të ndritur për çdo fëmijë në Kosovë, sepse arsimimi dhe përvetësimi i shkathtësive të reja janë kritike për zhvillimin e tyre si individë dhe qytetarë.

Ndërsa, Peter Brown, drejtor i Këshillit Britanik për Serbi dhe Ballkanin Perëndimor foli për rëndësinë e zhvillimit të shkathtësive digjitale te nxënësit, respektivisht zhvillimin e mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe kodimit duke përdorur pajisjen mikro:bit, të cilat i synon Programi.

Me këtë rast, është bërë edhe shpallja e fituesve të Sfidës Nacionale të Kodimit (shkollat pilot), ku nga 9 ekipe garuese të 7 shkollave, janë përgjedhur 3 projekte:

Shkolla “Emin Duraku”, Shtime, projekti “Noise:Bit” – vendi i parë.

Shkolla “Nazim Hikmet”, Dobërçan, projekti “Semafori” – vendi i dytë.

Shkolla “Fazli Grejçevci”, Shipol, projekti “Për ju edhe qiellin e sollëm në tokë”, vendi i tretë, thuhet në faqen zyrtare të MASHTI-t.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM