Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Kodheli: Bashkëpunim dhe plane konkrete mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Mar 30, 2022

Në kuadër të vizitës dyditore në vendin tonë, delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kryetarja, Mimi Kodheli sot  vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes.  Me këtë rast, ata u pritën nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i lartë i Ministrisë.

Në takimin e realizuar me këtë rast, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dhe planeve konkrete të deritashme mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga kryetarja Kodheli, njëherit zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u dha zotimi i fuqishëm për mbështetje nga pozicioni i saj në synimet tona në procesin e integrimeve euroatlantike dhe lobimin te vendet mosnjohëse, anëtare të NATO-s.

Ndër shumë çështje tjera të rëndësishme të diskutuara, nga dyja palët u vlerësua nevoja për një qasje dhe bashkëveprim më të shtuar nga dy qeveritë tona, në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe sfidave potenciale që cenojnë mjedisin e sigurisë sonë dhe rajonit në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM