Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës: Shtyhen afatet për tatimpaguesit e tatimit në pronë

Mar 31, 2022

Njoftohen tatimpaguesit e komunës së Prishtinës, se në mbështetje të vendimit me nr. 22/2022, të nxjerr nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, shtyhen afatet kalendarike dhe atë si në vijim:

  • Afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë zgjatet deri më 31 Mars 2022.
    • Afati për paraqitjen e ankesës dhe kërkesës për korrigjim ndaj faturës së tatimit në pronë dhe certifikatës së vlerës së vlerësuar zgjatet deri më 31 Maj 2022, (në vend të 31 Mars 2022).
    • Afati për pagesën e këstit të parë për detyrimet e tatimit në pronë zgjatet deri më 30 Qershor 2022, (në vend të 30 Prill 2022);
    Shfuqizohet Njoftimi i regjistruar me numër 10-030/03-59275/22, datë 16.03.2022, lëshuar nga Drejtoria e Financave – Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Prishtinës.

Për çdo vendim tjetër të nxjerr nga autoritet kompetente, do të njoftohen me kohë të gjithë tatimpaguesit e komunës së Prishtinës.

Shfrytëzoni platformën digjitale për shkarkimin e faturës së tatimit në pronë/certifikata e vlerës së vlerësuar/format e ankesës dhe kërkesës, duke vizituar faqen komuna e Prishtinës, vegzën “SHTYP FATURËN E TATIMIT NË PRONË” 

Vini re; ankesa/kërkesa e juaj nuk e shtynë afatin e pagesës, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.

Për çdo informatë më të hollësishme kontaktoni Drejtorinë e Financave – Sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Prishtinës përmes postës ZTP.Prishtina@rks-gov.net

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM