Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Lansohet formulari për subvencionimin e policave kufitare për bashkatdhetarët

Mar 31, 2022

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është lansuar formulari elektronik për subvencionimin e policave kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2022.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit subvencionimi për polica kufitare do të bëhet duke rimbursuar bashkatdhetarët me vlerën e plotë të primit që kanë paguar në kufi. Aplikimin për rimbursim mund ta bëjnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar policën kufitare nga data 1 janar 2022 përmes aplikimit në vjegëzën në vijim: https://masa4-5.rks-gov.net

Në formën elektronike duhet të plotësohen të dhënat personale, të dhënat për policën dhe automjetin, si dhe të dhënat bankare të përfituesit në një bankë në Kosovë. Në këtë rast, përfitues mund të jetë edhe familjari që jeton në Kosovë. Aplikimet do të shqyrtohen dhe verifikohen në baza mujore dhe vlera e rimbursimit të policës kufitare do të transferohet në llogarinë bankare të përfituesit në fund të çdo muaji.

Duke vlerësuar lartë kontributin e diasporës tonë në zhvillimin ekonomik të vendit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon që të lehtësojë barrierat për mërgatën tonë, deri në një zgjidhje të përhershme për Kartonin e Gjelbër, çështje e cila veçse është duke u trajtuar në vazhdminësi nga MFPT dhe ministritë e linjës, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM