Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur Seancën e tij të shtatë (VII) me radhë për këtë vit.
Në këtë seancë, pas shqyrtimit të Raportit Vjetor për vitin 2021, Bordi i ZRRE-së në përputhje me kërkesat ligjore të nenit 10 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ka dërguar Raportin Vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Raporti paraqet një pasqyrë detale të aktiviteteve të zhvilluara dhe arritjeve kryesore të ZRRE-së dhe të sektorit të energjisë në vitin 2021.
Bordi gjithashtu ka shqyrtuar raportin e Vlerësimit të Konkurrencës, me ç ‘rast bazuar në këtë vlerësim ka marrë vendim për Vendosjen e Detyrimit të Shërbimit Publik për Furnizuesin KESCO.
Bordi po ashtu ka shqyrtuar kërkesën e MCM COMMODITIES SH.P.K për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike, për çka ka vendosur që të aprovojë kërkesën për licencim, në afat prej 5 vitesh.
Sot, Bordi i ZRRE-së ka marrë vendim për dhënien e nëntë (9) autorizimeve për ndërtimin e paneleve solare për konsumatorët vetë- prodhues me kapacitet total prej 300.15 KW.
Janë shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, thuhet në komunikatën për media e ZRRE-së.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.