Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Ushtrimin “Defender Europe 23”. Në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për Stërvitjen e shkallës së gjerë të drejtuar nga Komanda e Ushtria e SHBA-së për Evropë (EUCOM) dhe Ushtria e SHBA-së për Evropë e Afrikë (USAEUR-AF), “Defender – Europe’ 23”, që do të zhvillohet gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2023 në regjionin e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “Defender Europe 23”, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti.
Në Sarajevë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për këtë stërvitje, me pjesëmarrjen e dy oficerëve tanë, Kolonel Maqedoncit dhe Major Osmanit, në mesin e 300 ushtarakëve të 28 vendeve- anëtare dhe partnere të NATO-s, për të vazhduar me fazat tjera planifikuese deri në ekzekutimin e tij në vitin e ardhshëm.
Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje të madhe dhe ne planifikojmë të marrim pjesë me dy regjimente të FSK-së që përfshijnë mbi një mijë trupa.
Në këtë konferencë vendi ynë prezantohet nga shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të SHP të FSK-së, Kolonel Ejup Maqedonci, dhe shefi i Operacioneve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, Major Gëzim Osmani.
Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 300 ushtarakë nga 28 vende të NATO-s dhe vendeve partnere. Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj Stërvitje të madhe dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me një numër të madh të personelit dhe njësive, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.