Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Hapja e ndërmarrjes gjermano-kosovare, krijimi i vendeve të punës dhe zhvillim i qëndrueshëm ekonomik

Pri 2, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes së sapo themeluar gjermano-kosovare, që shënon edhe suksesin e parë të themelimit të parkut gjerman të biznesit, në fushën e inxhinierisë mekanike në Kosovë. KICK Engineering & Manufacturing Kosova Sh.P.K, është ndërmarrja e parë gjermano-kosovare e KD Business Development në Kosovë.

Ai para të pranishmëve tha se investimet e tilla, bashkë me institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë, e bëjnë Kosovën atraktive për investitorët e huaj dhe krijojnë një mjedis miqësor për biznese. Për këtë qëllim, kryeministri Kurti tha se qeveria tashmë ka nisur një seri të reformave strukturore në sistemin e drejtësisë dhe administratë publike. Ai veçoi rëndësinë e themelimit të Gjykatës Komerciale e cila, siç u shpreh kryeministri Kurti, pritet do të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Më tej shtoi se sektori privat është shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e që të dy këto janë komponentë kryesore të platformës qeverisëse. Andaj, duke i falënderuar investitorët, ai i siguroi se Qeveria e Republikës së Kosovës është këtu për t’i mbështetur ata në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM