Build Skills with our trainings

Sign up now!

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK shënon numër rekord të operacioneve

Pri 5, 2022

Në tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK ka shënuar numër rekord të operacioneve.

Në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoze, 14 endarterektomi të arteries karotide (hapja e enëve gjakut në qafë), 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë.

Janë realizuar, gjithashtu, 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve te ndryshme. Disa prej këtyre operacioneve shume komplekse dhe jo të punuara më parë, janë: lëndime të aortës descendente (aorta torakale), ruptura spontane të venës cava ( qarje të venës kryesore të barkut ) dhe aneurizma të aortës me veshka harkore (ren arcuatum).

Në të njëjtën kohë, klinika ka hospitalizuar 350 pacientë dhe ka realizuar 1 mijë e 650 vizita ambulantore, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM