Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe Konfederata e Zvicrës, nënshkruan marrëveshje për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale

Pri 5, 2022

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, gjegjësisht nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të dy vendeve, lehtësimin dhe harominizimin e procedurave ligjore për një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe efikas.

Marrëveshja në fjalë është hartuar në frymë dhe në përputhje me rregullat dhe parimet përcaktuara nga Konventat e Këshillit të Evropës të fushës. Marrëveshja do të rregullojë procedurën rreth ofrimit të ndihmës juridike të ndërsjellë në çështjet penale, duke ngërthyer standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe duke reflektuar praktikat më të mira evropiane përkitazi me kërkesat e kohës.

Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM