Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla pret në takim lamtumirës gjeneralin Rüter

Pri 5, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim drejtorin e NATO Advisory and Liaison Team (NALT) gjeneralin Jörg Rüter në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë si dhe pasardhësin e tij, gjeneralin Joachim Hoppe.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me gjeneralin Joachim Hoppe.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it  në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë.

Në fund të takimit misitri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM