Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit njofton se është mbajt konferencë ku është bë prezantimi i artistëve pjesëmarrës dhe programi i bienales evropiane të artit bashkëkohor Manifesta. Një program që do të forcojë sektorët kulturor e artistik në Prishtinë ndërsa e vendos Kosovën në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Evropë.
Përgjatë 100 ditëve Prishtina, përmes bienales Manifesta do të shndërrohet në shtëpi të artistëve ndërkombëtar, që së bashku me artistë e urbanistë vendor, artin e tyre do ta jetësojnë në objektet kulturore të komunitetit tonë, përmes ndërhyrjeve artistike dhe urbane.
Gjithsej në kuadër të Manifesta 14 do të ketë 40 ndërhyrje artistike dhe urbane. Programi i edicionit të 14-të të bienales do të bëjë bashkë 77 pjesëmarrës nga 32 shtete, ndërsa 37 do të jenë artistë nga Kosova dhe 16 nga Ballkani Perëndimor.
Në konferencë morën pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërmjetësuese Kreative e Manifestës Catherine Nichols dhe artistë nga komuniteti, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






