Build Skills with our trainings

Sign up now!

PSD: Kallëzim penal ndaj Albin Kurtit, veteranit të rrejshëm

Pri 6, 2022

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj, dorëzuan në Prokurorinë Themelore kallëzimin penal për deklarimin e rrejshëm të Kurtit si veteran i UÇK-së.

Kurti ka dhënë dorëheqje nga UÇK me 2 mars të vitit 1999. Në ndërkohë ligji përkatës definon veteranin si individ i cili ka qenë pjesë e UÇK-së dhe luftës deri në përfundim: qershori, 1999.

Qartazi mund të shihet mashtrimin; Kurti është deklaruar rrejshëm në kundërshtim me ligjin.

Pastrimi i listave të veteranëve ka edhe në një problem tjetër. Pa një proces të definuar për mënyrën sesi do të pastrohen listat e veteranëve çfarëdo deklarimi në lidhje me çështjen është politike, më shumë se praktik, më tepër përpjekje për tjetërsim të historisë së UÇK-së, duke e rishpjeguar atë, sesa zgjidhje e përhershme e këtij problemi, apo tentim i sinqertë për afirmim të vlerave.

Por, për hir të argumentit, po besojmë që listat me vërtetë do të pastrohen. Pa asnjë dyshim, ky proces duhet të nis me veteranin më të madh të rrejshëm në vend: Albin Kurtin, thuhet në faqen zyrtare të PSD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM