Build Skills with our trainings

Sign up now!

D4D: Pandemia COVID-19 ka pasur ndikim negativ multidimensional në jetën e qytetarëve në nivel global

Pri 7, 2022

Pas një hulumtimi të organizatës D4D, pandemia COVID-19 ka pasur ndikim negativ multidimensional në jetën e qytetarëve në nivel global. Ndikimi negativ në jetën ekonomike dhe sociale është vërejtur akoma më shumë, për shkak të nivelit të lartë të papunësisë dhe gjendjes sociale në Kosovë në periudhën para-pandemike.

Përderisa në vitin 2019 shkalla e papunësisë në nivel vendor ishte 25.7%, nga përqindjet më të larta në rajon, gjatë vitit 2020 një numër i madh i qytetarëve dhe bizneseve u goditën për shkak të krizës ekonomike dhe masave parandaluese të miratuara nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Përvec ndikimit ekonomik, qytetarët e Kosovës, e sidomos gratë dhe grupet e tjera të cenueshme, përjetuan përkeqësim të kushteve të jetës. Studime të shumta gjatë kësaj periudhe të realizuara nga D4D kanë treguat se barra për gratë u shumëfishua.

Në hulumtimin e relizuar nga D4D gjatë muajit mars, 2022 me 1065 respodentë, në pyetjen se “Si ka ndikuar Pandemia COVID-19 në gjendjen tuaj socio-ekonomike?” 62% e të anketuarve u deklaruan se gjendja e tyre është përkeqësuar.

Kjo shifër është mjaft shqetësuese, duke pasur parasysh që Pandemia COVID-19 nuk është shpallur akoma si periudhë e mbyllur, dhe rreziku për valë të tjera të pandemisë mbetet akoma kërcënues. Nga të anketuarit, 25,3% janë përgjigjur se nuk ka pasur ndonjë ndikim negativ apo pozitiv në gjendjen e tyre socio-ekonomike, përderisa 11.2% e respodentëve kanë deklaruar se kushtet socio-ekonomike të tyre janë përmirësuar gjatë kësaj periudhe, thuhet në postimin në Facebook të D4D-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM