Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Greqi

Pri 7, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.

Forumi i parë Ekonomik Delphi u iniciua nën kujdesin e presidentit të Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi. Që atëherë, forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare.

Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të mediave zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM