Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu- Ellis: Britania e Madhe po e mbështet Kosovën, me qëllim të funksionimit dhe zbatimit të ligjit

Pri 8, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në një vizitë zyrtare, Ministrin nga Mbretëria e Bashkuar, Michael Ellis, të shoqëruar edhe nga ambasadori Nicholas Abbott dhe stafi i tij.

Ministrja Haxhiu shprehu falënderim për vizitën dhe njëherit mirënjohjen që Britania e Madhe po e mbështetë në vazhdimësi Republikën e Kosovës në sfera të përgjithshme e në veçanti me ndihmën e ofruar në ekspertizë në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim ministrja Haxhiu e informoi nga afër ministrin Ellis, për reformën në sistemin e drejtësisë si dhe prioritetet që ka ndërmarrë në këtë mandat, të cilat përkojnë edhe me zotimet ndaj qytetarëve.

Në anën tjetër, ministri Ellis, shprehu gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në nismat e ndërmarra nga ministrja Haxhiu, përkitazi me prioritet e vëna dhe me qëllim të funksionimit dhe zbatimit të ligjit.

Ministrja Haxhiu falënderoi edhe ambasadorin, Nicholas Abbott për përkushtimin e tij të pakursyer dhe ndihmën e ofruar, Ambasadën e Mbretërisë së Britanisë, e cila është një urëlidhëse mjaft e vlefshme për të dy vendet tona.

Palët përshëndetën njëri-tjetrin për bashkëpunimin e deritashëm dhe vlerësuan që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në vazhdim, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM