Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti përkujton Selver Haradinajn, i vrarë në sulmin me eksploziv në veri të Mitrovicës

Pri 8, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar sulmin me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës ku është vrarë në banesë Selver Haradinaj dhe ka lënë të plagosur gruan dhe dy fëmijët e tij.

Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se autoritetet e prokurorisë dhe të policisë kanë gjithë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve. Përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale.

 

U bënë 10 vite prej sulmit të tmerrshëm me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, në banesën e familjes Haradinaj. Ky sulm terrorist e vrau Selver Haradinajn dhe la të plagosur gruan e dy fëmijët e tij. Fajtorët nuk dihen.

 

Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

 

Sot ne e kujtojmë me dhimbje e pikëllim Selver Haradinajn, dhe kërkojmë e angazhohemi për drejtësi. Autoritetet e prokurorisë dhe të policisë kanë gjithë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve.

 

Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt.

 

Përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM