Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një të dyshuar për përfshirje në veprën penale, falsifikim i parasë

Pri 8, 2022

Pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit: A. H., ( viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), i cili dyshohet se ka lëshuar katër kartëmonedha të falsifikuar nga 500 euro në biznese të ndryshme në Prizren, në data të ndryshme.

Urdhëresa është zbatuar e GJ.P.P Prizren për kontrollim të shtëpisë së të dyshuarit në Podujevë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, nuk është gjetur kartëmonedha tjera të falsifikuara, por gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në shtëpi të dyshuarit është gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.02 gram. Për substancat narkotike të gjetura është iniciuar vepra penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’.

Gjate intervistimit i dyshuari për dy rastet ka pranuar veprën penale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me pas është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohët e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë në qarkullim, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM