Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani dekoron post mortem 5 ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”

Pri 8, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares, sot ka dekoruar post mortem me Medalje Presidenciale pesë ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”.

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Brigadës, presidentja Osmani, për trimërinë e dëshmuar gjatë Betejës së Koshares dhe kontributin pas luftës, ka dekoruar ushtarakët: Adem Dahri, Afrim Beka, Arben Sejdiu, Faik Gashi dhe Skënder Rexhëahmetaj.

Dekoratat iu ndanë familjarëve të luftëtarëve në praninë e komandantëve të Brigadës 138.

Presidentja Osmani ka çmuar kontributin e luftëtarëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë  e vendit dhe ka theksuar se liria e Kosovës mbanë emrin e secilit prej tyre.

“Ndihem e nderuar që në këtë përvjetor të lavdishëm si presidente dekoroj me medalje pesë luftëtarë të shquar të Brigadës “Agim Ramadani”. Kontributi dhe sakrifica e tyre do të jenë udhërrëfyes për brezat dhe  tregues i vlerës së lirisë që e gëzojmë”, është shprehur Osmani.

Familjarët kanë falënderuar Presidenten Osmani dhe kanë thënë se kjo dekoratë ka vlerë të veçantë në këtë përvjetor të Betejës së Koshares.

Manifestimi kushtuar përvjetorit të 23-të të Betejës së Koshares, pritet të mbahet të shtunën (9 prill) nën patronazhin e Presidentes Osmani, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM