Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti mori pjesë në drekën e shtruar nga kryeministri i Greqisë, Mitsotakis

Pri 9, 2022

Në përmbyllje të Forumit Ekonomik të Delfit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në drekën e shtruar nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në drekë ishin të pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, kryetari i Qeverisë së Bosnje Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Gjatë drekës u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, situatën e sigurisë në Evropë dhe në rajon, pas invazionit dhe agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe për ndihmën që të gjithë duhet t’i japim popullit ukrainas. Në veçanti u diskutua për luftimin e korrupsionit, demokratizimin dhe integrimin evropian, si shtylla të domosdoshme për paqe e prosperitet në Ballkan.

Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, kryeministri Kurti tha se është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

Që në fillim të agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë, Kosova dhe populli i saj e kanë dënuar dhe janë bashkuar me botën demokratike, në përkrahje të luftës çlirimtare të popullit të Ukrainës, tha kryeministri Kurti. Qeveria e Republikës së Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas ka ofruar strehim për 5.000 refugjatë dhe  20 gazetarë ukrainas, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM