Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani për nder të Ditës së Kushtetutës, pret studentët e Katedrës kushtetuese të UP-së

Pri 9, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Kushtetutës, priti në takim një grup studentësh nga fusha e të Drejtës Kushtetuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj. Për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se procesi i hartimit të Kushtetutës është një ndër proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani ftoi që diskutimet për rëndësinë e Kushtetutës të jenë të vazhdueshme dhe të mos zhvillohen vetëm me përfaqësuesit institucional, por edhe me qytetarët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM