Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet manifestimi kulturor me rastin e 150-vjetorit të lindjes së poetit Aleksandër Stavre Drenova, Asdrenit

Pri 11, 2022

Asdrenit do t’i mjaftonte vetëm poezia “Himni i Flamurit” për t’u radhitur në plejadën e shkrimtarëve të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare. Një poezi që sublimoi idetë e luftës sonë të drejtë për liri e pavarësi, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e hapjes së manifestimit kulturor me rastin e 150-vjetorit të lindjes së atdhetarit e poetit Aleksandër Stavre Drenova, Asdrenit.

Kryeministri Kurti tha se vargjet e himnit i këndojmë sa herë që ngrihet e valëvitet flamuri, nëpër mbledhje solemne përkujtimore e nëpër tubime festive. Ai theksoi se në Kosovë sidomos i këndojmë thuajse për çdo ditë gjatë stinës së pranverës, kur kujtojmë dëshmorët e luftës epokale për çlirimin e Kosovës në vitet 1998-1999. I ka kënduar Adem Jashari me pjesëtarë të familjes së tij në çastet e përballjes finale me armikun. I kanë shqiptuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit, prandaj ato janë të pashqitura nga kujtesa jonë kombëtare e do të mbeten të tilla për sa kohë që do të rrojë kombi e atdheu ynë, tha ai.

Fjalët e Asdrenit ishin motivi i manifestimit “Na flet Asdreni” organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Nën drejtimin artistik të Mjeshtrit të madh, Josif Minga, artistë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova, nderuan kujtimin e poetit me interpretimet e tyre në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Me pjesëmarrjen e korit kameral “Dardanica”, nën drejtimin e Edon Ramadanit, të formacionit orkestral nën drejtimin e Visar Kuçit, Zhulieta Sheremeni, Artan Bakija, Zamira Kita, Ligoraq Riza, Kristian Koroveshi, Grupit Polifonik i Burrave Drenovë, si dhe me intervista të personaliteteve dhe imazhe të shumta dokumentare, u kujtua dhe rrëfye jeta e veprimtaria e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Ju falënderoj për nismën tuaj për të nderuar kujtimin e atdhetarit të madh Aleksandër Stavre Drenova, i cili na ka dhuruar Himnin e Flamurit tonë!

 

Si sot, vargjet e himnit i këndojmë sa herë që ngrihet e valëvitet flamuri, nëpër mbledhje solemne përkujtimore e nëpër tubime festive. Këtu në Kosovë sidomos i këndojmë thuajse për çdo ditë gjatë stinës së pranverës, kur kujtojmë dëshmorët e luftës epokale për çlirimin e Kosovës në vitet 1998-1999. I ka kënduar Adem Jashari me pjesëtarë të familjes së tij në çastet e përballjes finale me armikun. I kanë shqiptuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit, prandaj ato janë të pashqitura nga kujtesa jonë kombëtare e do të mbeten të tilla për sa kohë që do të rrojë kombi e atdheu ynë. Dhe, patjetër që Shqipëria do të rrojë, sepse siç e thotë himni, e e këndojmë ne “për të, për të luftojmë ne!”.

 

Asdrenit do t’i mjaftonte vetëm poezia “Himni i Flamurit” për t’u radhitur në plejadën e shkrimtarëve të shquar të Rilindjes sonë Kombëtare. Një poezi që sublimoi idetë e luftës sonë të drejtë për liri e pavarësi, si më parë kur ato ishin parashtruar në manifestin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Vargjet e himnit na flasin për dëshirën e qëllimin e shqiptarëve, për betimin e tyre për shpëtimin e atdheut. Na flasin për guximin që duhet të tregojmë në përballje me luftën e rrezikun, por edhe për çdo çast teksa përpiqemi të kapërcejmë vështirësitë, gjatë rrugës sonë për zhvillim dhe përparim kolektiv.

 

Të nderuar artistë, të nderuar pjesëmarrës,

 

Sigurisht që “Himni i Flamurit” është poezia më e njohur e Asdrenit, por ai do ta kishte vendin e tij në plejadën e shkrimtarëve shqiptarë edhe nëse nuk do të ishte autor i himnit. Vepra e tij e parë poetike erdhi në letrat shqiptare kur sapo ishte shuar poeti ynë kombëtar, prandaj, për nga tematika dhe stili Asdreni u mirëprit si “Naimi i ri”. Me veprat e tij të shkruara përgjatë katër dekadave ai e pasuroi dhe e modernizoi letërsinë shqipe, krahas poetëve tanë më të shquar, si Fishta, Migjeni, Poradeci e të tjerë. Fjalët e Asdrenit janë motivi i këtij spektakli të cilin ju, artistë të shquar nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, do të shfaqni sonte për të nderuar kujtimin e poetit. Për pjesën më të madhe të jetës së tij, Asdreni jetoi larg atdheut dhe mallin e dëshirën që i buronte nga shpirti i shndërroi në fjalë. 

 

Pas pak Asdreni do të na flasë sërish, përmes talentit të artistëve tanë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM