Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar një biznes që merret me kultivimin e mjedrave në Tenezhdoll të komunës së Prishtinës.
Peci në postimin e tij në Facebook ka thënë se të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e secilës litër naftë në vlerë prej 0.36€ varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore e që shifra totale e buxhetuar është 5 milionë euro.
Ekrem Rrahmani është kthyer nga Gjermania dhe në fshatin Tenezhdoll të Komunës së Prishtinës ai kultivon rreth 5 hektarë me mjedër komerciale.
Ekremi ka një biznes të qëndrueshëm, me 4 punëtorë të përhershëm dhe 30 punëtorë sezonal. Frytet e punës së Ekremit janë të destinuara pothuajse të gjitha për eksport.Këtë vit, përmes Programit për Pagesa Direkte 2022, kemi rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12€ në 0.15€.
Poashtu të gjithë bujqit këtë vit do të përfitojnë subvencionimin e secilës litër naftë në vlerë prej 0.36€ varësisht nga hektarët që posedojnë me një kulturë të caktuar bujqësore e që shifra totale e buxhetuar është 5 milionë euro.

