Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit

Pri 11, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heroin Agim Ramadani.

“Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm. Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe  pavdekësinë e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”, ka theksuar Presidentja në përkujtimin e saj.

Presidentja Osmani ka theksuar se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM