Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet marrëveshja për Energji Efiçiente për Prishtinën me BERZh

Pri 12, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim Presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Odile Renaud Basso, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishme ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it dhe për planet për të ardhmen dhe fushat e bashkëpunimit. Vëmendje iu dha projekteve në zbatim e sipër, që janë të mbështetura nga BERZh.

Kryeministri Kurti foli për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë. Po ashtu foli për planet për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, që do të konkretizohen nesër në mbledhjen e qeverisë me rastin e miratimit të projektligjit, që i hap rrugë një gjëje të tillë. U diskutua edhe për Strategjinë e re të Energjisë, e cila është drejt finalizimit dhe për potencialin e vendit për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.

Presidentja Basso tha se BERZh është e interesuar për të bërë edhe më shumë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, të efiçiencës së Energjisë, zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe në përkrahjen e sektorit privat në Kosovë.

Në fund të takimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nënshkroi me BERZh-in Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta 2 Dritarja 2 – Efiçienca e energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM