Banka Botërore Kosovë bën të ditur se rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të bie në 3.2 përqind në vitin 2022, me ndikimin e luftës në Ukrainë kryesisht përmes kanaleve të mallrave.
Megjithëse pjesa e prodhimit ekonomik të lidhur drejtpërdrejt me Rusinë dhe Ukrainën është relativisht e vogël për Ballkanin Perëndimor në tërësi, disa vende mbeten të ndjeshme ndaj tronditjeve nga Rusia, duke përfshirë Malin e Zi, për 11 për qind të investimeve të huaja direkte të tij, dhe Serbinë, për 5 për qind të eksportit të saj dhe 5.4 për qind të importit të saj.
Megjithatë, rreziqet më akute për Ballkanin Perëndimor burojnë nga ndërprerjet e mundshme në furnizimin me gaz natyror dhe naftë. Rajoni merr 67 për qind të importeve të gazit natyror nga Rusia, me Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut (përmes tubacionit bullgar) dhe Serbinë të varura plotësisht nga Rusia për furnizimin e tyre me gaz natyror.
Ashtu si në Evropën Qendrore, pasojat indirekte nga konflikti Rusi-Ukrainë paraqesin rrezik të konsiderueshëm për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht nëse konflikti shkakton një ngadalësim në zonën e euros.
Ballkani Perëndimor është shumë i varur nga zona e euros si destinacion për 63 për qind të eksporteve të tij, ndërsa më shumë se gjysma e investimeve të huaja direkte të nënrajonit dhe gati dy të tretat e dërgesave të tij vijnë nga zona e euros, thuhet në postimin në Facebook të Bankës Botërore Kosovë.
Lexoni raportin e plotë Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore – Pranverë 2022: http://wrld.bg/u0RB50IzO5G #ECAUpdate






