Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për dhunë në familje

Pri 13, 2022

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet L.V ( F/K) e moshës 23 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore e cila për trajtim mjekësorë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM