Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë do të kenë përkrahje të vazhdueshme

Pri 14, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shyhrete Tahiri –Sylejmani, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës dhe përfaqësuesit/et e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kjo ditë veçanërisht na përkujton dhembjen e madhe që nuk kalon, dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim që ta shërojë, tha Kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ai shtoi se të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë në krah shtetin e tyre dhe do të kenë përkrahje të vazhdueshme.

U vlerësua roli i pazëvendësueshëm i të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi-Goodman që vazhdon të jetë avokuese e zëshme, me forcën e saj të pashembullt.

Gjatë takimit u bisedua për angazhimin e përbashkët të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe shoqërisë, për të adresuar të shkuarën e për të përmirësuar mirëqenien e të mbijetuarve në Kosovë. U theksua rëndësia e mbështetjes së të mbijetuarve për procesin e aplikimit në Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj.

Në këtë takim të përbashkët me kryeministrin, morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, dhe përfaqësuesit/et e organizatave joqeveritare Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave – Drenas dhe “Drejtësi për të gjithë”, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM