Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Izraelit, Esawi Frej zhvilloi një vizitë në Prizren. Ai u prit nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Bashkë vizituan qendrën kulturore hebraike dhe u njoftua me projektin dhe investimet që po bëhen nga Ministria e Kulturës dhe atë se çfarë pritet të përmbajë kjo qendër.
Gjithashtu ishin në Xhaminë e Sinan Pashës, një aset i trashëgimisë kulturore me rëndësi të veçantë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






