Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ambasada Amerikane dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës në pikën kufitare me Serbinë

Pri 15, 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar sulmet që iu bënë Policisë së Kosovës në pikën kufitare me Serbinë, deri sa ata po kryenin detyrën e tyre.

Hovenier në postimin e tij në Twitter ka bërë thirrje kundër spekulimeve që do të rrisnin tensionet dhe do të dënojnë çdo përpjekje për ta penguar këtë punë thelbësore.

 

“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të zyrtarëve kosovarë të sundimit të ligjit, afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën teksa autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

 

Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e sundimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne bëjmë thirrje kundër spekulimeve që do të rrisnin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për ta penguar këtë punë thelbësore”.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM