Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka reaguar pas sulmeve që iu janë bërë Policisë së Kosovës, në pikën kufitare me Serbinë.
Kurti në postimin e tij në Twitter ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policies së Kosovës.
Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot më herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ketë ardhur nga territori i Serbisë.
Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë.
I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve policë të sulmuar ishin serbë të Kosovës.






