Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata dhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë

Pri 16, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, priti në takim një delegacion nga Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane, të drejtuar nga Kryetari i këtij Unioni, Nazmi Viqa.

Kryeministri Kurti i falënderoi për angazhimin dhe kontributin që kanë dhënë si platformë ekonomike në mërgatë. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM