Build Skills with our trainings

Sign up now!

MBPZhR: Bujqit e ndershëm e punëtorë janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë

Pri 16, 2022

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po vazhdon aktivitetin e tij në terren për t’iu qëndruar afër prodhuesve vendor të cilët me punën e tyre të palodhshme, mundohen që konsumatorëve vendorë dhe jo vetëm t’u ofrojnë produkte të freskëta për tryezat e tyre.

Edhe Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë është njëri prej tyre. Ky bujk i vyer kultivon rreth 11 hektarë me patate dhe 10 hektarë me grurë.

Gjatë vizitës nëpër fermën e tij, i shoqëruar nga Abiti, ministri Peci pa nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduan rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve për vitin 2022, për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin.

“Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë”, shtoi Peci.

Ndryshe, përmes Programit të Pagesave Direkte këtë vit nënsektori i grurit do të subvencionohet me 474 Euro për hektar, ndërsa patatja me 654 Euro për hektar, thuhet në postimin e MBPZhR-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM