Build Skills with our trainings

Sign up now!

Termokos vazhdon furnizimin me ngrohje

Pri 16, 2022

NP “Termokos” ka marrë vendim, që furnizimi me ngrohje të vazhdojë edhe për disa ditë, ndonëse, furnizimi me energji ngrohëse, sipas afatit të zakonshëm do të duhej të përfundonte, pasi është monitoruar lëvizja e temperaturave minimale ditëve të fundit si dhe pasi janë analizuar parashikimet meteorologjike për një përkeqësim të motit ditëve të ardhshme.

Në përpjekje për të përmbushur misionin tonë, që të ofrojmë ngrohje të mjaftueshme për gjithë konsumatorët, kjo zgjatje e sezonit ngrohës është bërë në koordinim të ngushtë me Komunën e Prishtinës dhe me KEK-un. Ndërkohë, që është në harmoni të plotë edhe me aktet ligjore në fuqi, sipas të cilave në rastet e temperaturave të paqëndrueshme mund të vazhdojmë me furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për aq kohë sa do të ketë nevojë.

Luhatjes së temperaturave të ajrit, përkatësisht dallimeve në mes temperaturave minimale me ato maksimale do t’iu përshtaten edhe temperaturat e energjisë ngrohëse, që do të vazhdojmë t’iu ofrojmë konsumatorëve tanë ditëve të ardhshme.

Përfundimi i sezonit ngrohës 2021/2022, përkatësisht vazhdimi i furnizimit me ngrohje, do të varet nga lëvizja e temperaturave përgjatë ditëve në vijim, thuhet në komunikatën për media e NP Termokos.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM