Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare, rajoni në Lindje parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person

Pri 17, 2022

Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.

Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri.

Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj ).

Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është derguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM