Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani bën homazhe me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Poklekut dhe asaj të Çikatovës të Vjetër

Pri 17, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan kujtimin për të rënët në 23-vjetorin e Masakrës së Poklekut dhe asaj të Çikatovës të Vjetër.

Në mesin e 54 të vrarëve në Poklek, 24 ishin fëmijë nga mosha gjashtë muaj e deri në 17 vjeç. Ata u vranë mizorisht e pastaj u dogjën nga forca të regjimit gjenocidal serb, synim i të cilëve ishte shfarosja, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

“Është detyrim i gjithsecilit prej nesh që të vërteten e Poklekut ta themi kudo jo vetëm këtu në Kosovë, por në çdo vend të botës në mënyrë që bota mbarë të dëgjoj për vuajtjet e popullit shqiptar por mbi të gjitha ta shoh edhe vetë dëshminë e qartë që kishte regjimi i Millosheviqit për të zhdukur popullin shqiptar nga Kosova. Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm, ndërkaq, ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi”, tha presidentja Osmani në Poklek.

Më pas Presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca nderuan edhe të rënët në Çikatovë.

Pas Poklekut erdhëm këtu në Çikatovë ku së bashku edhe me familjarë po i nderojmë të rënët për liri. Siç e thash në Poklek natyrisht që liria jonë do të jetë e plotë atëherë kur do të ketë drejtësi për të rënët sepse fatkeqësisht ata që i kanë kryer këto krime akoma nuk kanë dal para drejtësisë kështu që edhe sot e përsërisim thirrjen tonë që Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare që mos t’i fsheh kriminelet që ta pranojë fajin dhe të kërkojë falje”, theksoi presidentja Osmani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM