Build Skills with our trainings

Sign up now!

Delegacioni i lartë i BQK-së pjesë e takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së

Pri 18, 2022

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti, do të marrë pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që po mbahen në Uashington të SHBA-ve.

Këto takime do të mbahen nga data 18 deri më 24 prill.

Në takimet që do të mbahen me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, delegacioni i lartë i BQK-së do të diskutoj ë rreth zhvillimeve të fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe pritjet për vitin 2022.

Në takimet që do të zhvillohen ditëve në vijim do të diskutohet edhe për zbatimin e rekomandimeve nga raportet e mëparshme të asistencave teknike, si dhe shprehjet e interesit për përkrahje në të ardhmen.

Gjithashtu, do të diskutohet edhe rreth perspektivës dhe sfidave për Evropën.

Takimet vjetore të organizuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, mbledhin bankierë qendrorë, ministra të financave dhe të zhvillimit ekonomik, parlamentarë, drejtues të sektorit privat, përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar çështje me rëndësi globale, përfshirë perspektivën ekonomike botërore, zhdukjen e varfërisë, zhvillimin ekonomik dhe efektivitetin e ndihmës, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM