Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Kujtimi për dëshmorët na obligon që të angazhohemi për ta mbrojtur lirinë dhe ta ruajmë me çdo kusht

Pri 18, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka përkujtuar të gjithë ata që ranë për lirinë e vendit.

“Dëshmorët e UÇK-së me stoicizmin e tyre e bën të mundshme lirinë tonë. Do t`i kujtojmë përherë dhe do të përpiqemi që t`i përmbahemi vizionit të tyre për atdheun, për të cilin u flijuan. Përveç dëshmorëve të Betejës së Marecit, kujtojmë edhe civilët ë rënë, të cilët janë dëshmi e veprimeve barbare të pushtetit gjenocidal të Serbisë kundrejt popullsisë së pafajshme.

 

Kujtimi për dëshmorët e civilët na obligon që të angazhohemi çdo ditë për ta vendosur drejtësinë, që çdo herë ta mbrojmë të vërtetën dhe që lirinë ta ruajmë me çdo kusht, sepse është fituar me mund”, ka theksuar pesidentja në kujtim të të gjithë të rënëve të këtë ditë.

Të njëjtën ditë, 23- vjet më parë, në Ribar të Vogël të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe u masakruan civil, në mesin e të cilëve edhe ata nga Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar.

Njësoj bën edhe në Dyz të Podujevës, ku makineria vrasëse e regjimit gjenocidal serb, në fokus pati civilët, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM