Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka ka bërë homazhe te dëshmorët dhe ka dhuruar gjak për të shënuar Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se dhurimi i gjakut në sheshin Zahir Pajaziti, një tjetër veprimtari që Dega në Prishtinë e Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së e organizon me mbështetjen e Kryeqytetit, na rikujton vlerën e dhënies së gjakut, çka edhe më fort na i madhëron ata dëshmorë të cilët gjithë gjakun që patën, e dhanë për këtë vend dhe shpëtuan jetë; mundësuan që jetët e shpëtuara të vazhdojnë të rrojnë të lira prej pushtimit.
Bëhemi në këtë ditë një me familjarët, me i kujtu dhe me i nderu dëshmorët e Prishtinës të rënë në luftën për liri.
Dhurimi i gjakut në sheshin Zahir Pajaziti, një tjetër veprimtari që Dega në Prishtinë e Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së e organizon me mbështetjen e Kryeqytetit, na rikujton vlerën e dhënies së gjakut, çka edhe më fort na i madhëron ata dëshmorë të cilët gjithë gjakun që patën, e dhanë për këtë vend dhe shpëtuan jetë; mundësuan që jetët e shpëtuara të vazhdojnë të rrojnë të lira prej pushtimit.
Ka edhe një tjetër gjë të mirë ky aktivitet. Na bën bashkë, dhe duke na e risjellë në vëmendje sakrificën e dëshmorëve, na e kujton edhe detyrimin tonë për me u dalë hak atyre. E nuk u dalim hak ndryshe, përveçse duke punu bashkë, sinqerisht dhe fort, me përkushtim e zemër, përtej fërkimeve e cakërrimeve, sepse punojmë, fundja, të gjithë për të njëjtin qëllim. Një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar, më të begatshme.
Lavdi prandaj dëshmorëve tanë, këtyre figurave monumentale të lirisë që sot gëzojmë!






