Në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, 776 pacientë kanë marrë ndihmë mjekësore emergjente brenda 4 ditëve të fundit.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 101 pacientë janë pranuar në klinikat kirurgjike, internistike dhe mjekim intensiv, për trajtim të mëtejmë mjekësor.
98 raste kanë marrë trajtim mjekësor pas aksidenteve të ndryshme në komunikacion, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






