Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Lansohet EMS, digjitalizohen dhe thjeshtësohen veprimet në përmbarimin privat

Pri 19, 2022

Me rastin e lansimit të Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm, për realizimin e digjitalizimit dhe thjeshtëzimit të veprimeve nga kjo fushë.

“Forcimi i profesioneve të lira përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi si pjesë e programit tonë qeveritar dhe një nga objektivat strategjike, përveçse është prioritet i yni, është edhe pjesë e misionit tonë të përbashkët për sundim të ligjit dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Andaj, krahas reformave që tashmë po ndërmarrim në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, pashmangshëm këto reforma përfshijnë edhe profesionet e lira, sidomos në kuptimin e digjitalizimit të veprimeve dhe shërbimeve”, theksoi ministrja Haxhiu në këtë takim.

Lansimit të këtij Sistemi të Menaxhimit i kanë paraprirë Memorandumet e Bashkëpunimit që Ministria e Drejtësisë, së bashku me Odën e Përmbaruesve Privat, ka nënshkruar me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Agjencinë Kadastrale, Agjencinë e Regjistrimit Civil, si dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë për rritjen e efektshmërisë dhe efikasitetit në fushën e zbatimit të ligjit dhe përmbarimit në veçanti.

Ky proces, që nga fillimi është mbështetur programi i USAID për Drejtësinë Komerciale, andaj si Ministri dhe Qeveri e Republikës së Kosovës, një falënderim të veçantë ia dedikojmë këtij programi për mbështetjen në këtë dhe të tjera procese të rëndësishme.

Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit, nënkupton forcim të sistemit të përmbarimit në Kosovë, rritje te standardeve profesionale dhe sigurisë në ushtrimin e profesionit, si dhe shtim të transparencës e mbrojtje të interesit publik, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM