Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kadetët e klasës 024 kanë përfunduar me sukses stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik” që njëherit është edhe moto e klasës së tyre.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kadetët tanë qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15 misione të ndryshme.
Kadetët tanë e konfirmojnë fuqishëm se janë gjithmonë stoik edhe në Stërvitjen fushore e koduar “Gjithmonë stoik”.
Kadetët e klasës 024 përfunduan me sukses stërvitjen fushore të koduar “Gjithmonë Stoik” që njëherit është edhe moto e klasës së tyre.
Kadetët u vlerësuan në terren kompleks, adaptim në drille të betejës nga mjedisi malor në mjedis urban, bunker e transhe, zjarr indirekt dhe zona të kontaminuara – ditën dhe natën.
Kadetët tanë qëndruan stoik pas 38 km patrullim dhe 15 misione të ndryshme.
Ju lumtë krenaria jonë!






