Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Ne e njohim të drejtën e nxënësve për arsim e edukim cilësor por vendi i tyre është në shkolla

Pri 19, 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas protestës së sotme të nxënësve ka reaguar duke thënë se e ndajnë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit, ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor, kushte të mira të punës, ambiente të sigurta e mundësi të barabarta, por ngazhimi ynë si Ministri që në qendër të vëmendjes ka përmirësimin e cilësisë, që përpos përkushtimit kërkon edhe kohë dhe durim.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat të cilat i kemi përpara janë edhe më të mëdha. Të ardhmen e sigurojmë me angazhim të përbashkët, me dije dhe arsim, me shkolla që ofrojnë ambiente miqësore, mësimdhënie cilësore e kreative, infrastrukturë të kompletuar e mundësi të barabarta.

 

I gëzohem aktivizmit të të rinjve dhe mendimit të njëjtë se cilësia në arsim kërkon angazhim të përbashkët.

 

Të dashur nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë të Republikës së Kosovës,

 

Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit, ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor, kushte të mira të punës, ambiente të sigurta e mundësi të barabarta. Puna ime dhe angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos përkushtimit kërkon edhe kohë dhe durim.

 

MASHTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim.

 

Për një vit sa jemi në qeverisje kemi punuar në përmirësimin e infrastrukturën ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor. Po ndajmë me juve vetëm disa nga vendimet dhe punët konkrete tona, që janë edhe në linjë me hulumtimin e prezantuar nga nxënësit:

 

  • Rritja e buxhetit për arsim për 12%, për vitin 2022;
  • Ndarja e 3,500.000€ për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional për përmirësimin e praktikës profesionale dhe sigurimin aksidental të nxënësve gjatë punës praktike;
  • Themelimi i pesë Qendrave të Karrierës; tre të tjera janë në proces;
  • Hartimi i PSAK 2022-2026 si dokument orientues për zhvillimin e arsimit në proces të finalizimit (që përfshin investime domethënëse në infrastrukturë, digjitalizim dhe në cilësinë e arsimit);
  • Ndryshimi i formulës së financimit për arsimin parauniversitar duke mundësuar ri-organizimin e rrjetit të shkollave, duke ofruar kushte më cilësore për punë;
  • Planifikimi që secila klasë në Kosovë të ketë së paku një kompjuter dhe projektor, brenda pesë vitesh;
  • Mbështetja e më shumë se 3,000 mësimdhënësve në zhvillim profesional;
  • Rishikimi i sistemit të vlerësimit të performancës, trajnimit dhe licencimit të mësimdhënësve, si dhe i organizimit të brendshëm të shkollës, me qëllim të sigurimit të mësimit cilësor në shkolla;
  • Bashkëpunimi me të gjitha palët për shtimin e sigurisë në shkolla dhe krijimin e mjedist miqësor për të gjithë fëmijët;
  • Ofrimi i mbështetjes për organizatat e shoqërisë civile që punojnë me fëmijë me talente të veçanta, me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe me qendrat mësimore për fëmijët rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Vërja në fokus ndaj rritjes së besueshmërisë së testeve kombëtare, në mënyrë që të shtohet përgjegjësia dhe llogaridhënia në shkolla;
  • Ndarja e mbi 3000 bursa për të rejat e të rinjtë tanë që studiojnë brenda dhe jashtë vendit;
  • Nëshkrimi i marrëveshjeve me BE dhe anëtarësimi në HORIZON;
  • Nënshkruami i programit ,,Fulbright” me Ambasadën Amerikane për hulumtime akademike;
  • Ndarja e 30 mijë euro për projekte shkencore;
  • 100 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta;
  • 500 bursa për nxënës nga grupet e margjinalizuara;
  • Funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës;
  • Rifunksionalizimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

 

Po përmirësojmë infrastrukturën fizike e ligjore. Rezultatet në arsim duhet dhe do të përmirësohen. Si ministre e pranoj seriozisht çdo shqetësim për cilësinë në arsim, për vendimet e tanishme të MASHTI-t, por edhe për simptomat që përjetojmë tani e që kanë burim një kohë e situatë tjetër.

 

Ne e njohim të drejtën e nxënësve për arsim e edukim cilësor, vendi i tyre është në shkolla. Problemet që kemi trashëguar janë të mëdha e sfidat të cilat i kemi përpara janë edhe më të mëdha. Të ardhmen e sigurojmë me angazhim të përbashkët, me dije dhe arsim, me shkolla që ofrojnë ambiente miqësore, mësimdhënie cilësore e kreative, infrastrukturë të kompletuar e mundësi të barabarta.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM