Build Skills with our trainings

Sign up now!

Szunyog: Për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët ne duhet të mbrojmë të kaluarën tonë të përbashkët

Pri 19, 2022

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, e njohur edhe si Dita Botërore e Trashëgimisë, shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, vizitoi Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, i cili është përfitues i një projekti të financuar nga BE në vlerë prej 1 milion euro.

Parku Arkeologjik “Ulpiana”, i menaxhuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) e Kosovës, dhe Instituti Arkeologjik i saj, kanë gëzuar deri më tani përkrahjen e një numri të madh të organizatave ndërkombëtare dhe të zyrave diplomatike si dhe ambasadave në Kosovë, përfaqësuesit e të cilave iu bashkuan kësaj vizite.

“Shënimi i Ditës Botërore të Trashëgimisë është i rëndësishëm sepse na kujton diversitetin e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore, cenueshmërinë e saj dhe përpjekjet e nevojshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e saj”, theksoi ambasadori Szunyog.

 

“Dëshiroj të theksoj se për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, ne duhet të mbrojmë të kaluarën tonë të përbashkët dhe, në vend të çështjeve që na ndajnë, të përqendrohemi në gjërat që i kemi të përbashkëta e që na bashkojnë. Një nga këto gjëra është Ulpiana, si dhe shumë lokalitete të tjera shumë të çmuara të trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe jam krenar që sot jemi dëshmitarë të mbështetjes konkrete të BE-së për ruajtjen e saj”, theksoi më tej ambasadori Szunyog.

Projekti në vlerë prej 1 milion euro, i quajtur “Misioni Arkeologjik Evropian në Kosovë: nga Ulpiana në Iustiniana Secunda” u lansua më 14 dhjetor 2021. Ky projekt shfrytëzon rezultatet e studimeve të mëparshme gjeofizike, të financuara nga BE-ja, të një sipërfaqeje më të madhe të Ulpianës. Gjatë tri viteve të ardhshme, ky projekt do të kontribuojë në hulumtime dhe gërmime të mëtejme arkeologjike, në ruajtjen e gjetjeve dhe ngritjen e kapaciteteve të personelit të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK).

Ky projekt zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë i “Ecole Normale Supérieure” të Francës – një nga institutet me përvojën më të madhe arkeologjike në Mesdhe dhe në Azinë Qendrore – në partneritet të ngushtë me MKRS-në dhe AIK-un.

“Komuna e lashtë e Ulpianës përfshinte një vendbanim të fortifikuar që mbulonte një sipërfaqe prej 35.5 hektarësh. Megjithatë, territori i saj përfshinte një sipërfaqe prej përafërsisht 100 deri në 120 hektarë dhe ne synojmë të zbulojmë ndërtesa dhe struktura të shumta sakrale, profane dhe utilitare të Ulpianës – Iustiniana Secunda, të identifikuara përmes prospeksioneve gjeofizike. Në këtë kuptim, projekti i financuar nga BE-ja do të kontribuojë shumë në përpjekjet tona arkeologjike”, theksoi kryearkeologu i AIK-ut për Ulpianën, Milot Berisha.

BE-ja ka mbështetur mbrojtjen dhe ruajtjen e lokaliteteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë që nga viti 2000. Ndër të tjera, këto lokalitete përfshijnë kulla si dhe lokalitete e monumente fetare. Deri më sot, BE-ja ka investuar mbi 14.7 milionë euro në këtë fushë.

BE-ja mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare për Kosovën, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM