Build Skills with our trainings

Sign up now!

MBPZhR hap periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për aktivitetet bujqësore

Pri 21, 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 26 prill të këtij viti do të hap periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për kulturat dhe aktivitetet bujqësore, të cilat mbështeten përmes Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022.

Hapja e fazës së aplikimit është mundësuar pas aprovimit të këtij Programi dhe ndjekjes së procedurave ligjore për hartimin e Udhëzimit Administrativ, diskutimit paraprak, diskutimit publik dhe hyrjes në fuqi të këtij akti normativ pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, si dhe pas koordinimit të Drejtorive për Bujqësi në Komuna me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Duke ftuar fermerët që të aplikojnë për mbështetje në kuadër të këtij Programi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka theksuar se në kuadër të këtij Programi kanë adresuar rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kemi planifikuar një buxhet prej 5 milionë euro për subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore, grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka treguar ministri Peci.

Ndryshe, në kuadër të PPD-së për vitin 2022 është rritur përkrahja për 216% për grurin, 119% për misrin, 118% për pataten dhe fasulen, 85% për perimet për perimet në fushë të hapur, 100% për perimet në sera, 33% për bletët, 26% për kulturat pemëtarë, 25% për mjedrën, 21.6% për farën e grurit, 16% për qumështin sipas cilësisë, si dhe rritje të konsiderueshme për shumicën e sektorëve dhe nën-sektorëve të paraparë me Programin e Pagesave Direkte 2022, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM