Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ish-komandantin suprem të NATO-s, gjeneralin Wesley Clark, i cili udhëhoqi operacionin ushtarak të NATO-s kundër forcave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
Ky takim është në vazhdën e komunikimeve të rregullta të ministrit Mehaj me Gjeneral Clark, me rëndësi shumë të madhe në rrugëtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së drejtë realizimit të synimeve strategjike.
Gjithashtu të dy, përveç temave në kontinuitet, diskutuan edhe për zhvillimet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe ndikimin në mjedisin e sigurisë në rajonin tonë.
Ministri Mehaj në deklaratën e tij theksoi se Gjeneral Clark, përveç personalitetit të tij madhështor në mendjet dhe zemrat tona, mbetet udhërrëfyesi ynë më i qartë në procesin e zhvillimit dhe realizimit të synimeve tona strategjike, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.