Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Levits: Letonia mirëpret aplikimin e Kosovës në KE dhe përkrah liberalizimin e vizave

Pri 22, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.

Kryetari Konjufca tha se ndjehet i nderuar që pret në takim presidentin e një shteti mik si Republika e Letonisë, që ishte ndër vendet e para anëtare të Bashkimit Evropian e cila njohu Kosovën si një Republikë të pavarur dhe sovrane, pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008.

Ai e falënderoi presidentin Levits për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Letonisë ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset shtetndërtuese, duke shprehur njëherësh mirënjohje edhe për kontributin e trupave letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Tutje, duke folur për situatën aktuale politike dhe sfidat e sigurisë, si pasojë e agresionit të paprovokuar rus në Ukrainë, kryetari Konjufca theksoi se Rusia dhe aleati i saj, Serbia, përbëjnë kërcënim serioz për paqen e stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Prandaj është nevojë urgjente integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor, theksoi ai, duke kërkuar nga presidenti Levits mbështetjen e Letonisë ndaj Kosovës në këtë rrugëtim.

Nga ana e tij, presidenti Levits theksoi se e mirëpresin aplikimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe konfirmoi qëndrimin përkrahës të Republikës së Letonisë për liberalizimin e vizave, si dhe ndaj aspiratave të shtetit tonë për anëtarësim në NATO, BE dhe në organizata e forume të tjera ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Levits shprehën vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të shumta me interes të përbashkët dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Letonisë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM